Në Gjykatën e Posaçme të Apelit këtë të enjte po mbahet seanca për ankimimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

1678563518_Screenshot4 (1)

Gazetari i Panorama Tv, Ervin Leka bën me dije se kryebashkiaku Beleri nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore dhe po përfaqësohet nga avokati i tij.

Mësohet se avokati i Belerit ka kërkuar një masë më të butë sigurie.

Shkak për mos prezencën e kryebashkiakut Belerit në seancë është bërë fakti se ky i fundit është i shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore. Po ashtu dhe i akuzuari tjetër ka munguar për të njëjtën arsye.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re