Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Moldavi, aty ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian.

 

Ka qenë vetë Vuçiç ai i cili ka ndarë disa foto në Instagram, ku shkruan se situata aktuale në veri të Kosovës ka qenë temë e diskutimit.

 

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re