Matura Shtetërore 2023 do të zhvillojë sot provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohet këtij testi, i cili nisi në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

 

Ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e tjera, teza e provimit, varianti B, u publikua 30 minuta pas nisjes së provimit.

 

Ndërkohë që masat që janë marrë për mbarëvajtjen e testimit në gjuhën e juaj janë të rrepta.

 

Provimi do të zhvillohet në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit.

 

Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.

 

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe, Matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko