Një 49-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet se plagosi me thikë vëllain  e tij.

 

Policia njofton se ngjarja u regjistrua në në fshatin Bixelle, Elbasan, ku 46-vjeçari u qëllua me thikë pas një konflikti të çastit.

 

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Elbasan/Plagosi me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në banesë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet perës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.  

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç. 

 

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko