Skip to content

Akuzohen për dhunë, pranga tre personave në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona për dhunë. Një 37 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Një 56 vjeçar u arrestua për dhunë ndaj nënës së tij ndërsa një 30 vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. Z., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.