Skip to content

Probleme me ujin e pijshëm/ Rreth 50 persona në Bulqizë  përfundojnë në spital

c32d1c96 ee62 420d a5e5 122865adbf32

Disa persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi. Burime nga bluzat e bardha pranë kësaj qendre shëndetësore  it ë se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta  si të vjella e diarre.

 

Sipas të njëjtave burimeve, janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

 

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

 

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për tju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

 

Nga ana tjetër, mësohet se banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse.