Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka njohur rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për Rrogozhinën duke rrëzuar në këtë formë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut.

 

“Bashkë Fitojmë” pretendon për tjetërsim votash dhe parregullësi, ndërsa i konsideron votuesit e burgut si ‘banorë’ të përkohshëm dhe jo resident të zonës.

 

Nga ana tjetër, mazhoranca ka pretenduar se kjo do të privonte të burgosurit të shprehnin vullnetin e tyre.

 

Ishte pikërisht kutia e burgut që i dha dhe fitores kandidatit të PS në këtë zonë, Edison Memolla, i cili fitoi me 5129 vota krah 5108 votave të Shkëlqim Hoxhës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko