Skip to content

Digjet një banesë në Elbasan, zjarri rrezikon disa dyqane

Një banesë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në Elbasan.

 

Zjarri me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një banesë të braktisur në qendër të qytetit, shumë pranë Bashkisë së qytetit.

 

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri rrezikon të shkaktojë dëme në apartamentet e një pallati që gjendet ngjitur me banesën e braktisur, në një zonë tejet të banuar të qytetit si dhe zjarri eshte kthyer ne nje rrezik dhe per shume dyqane prane.

 

Ndërkohë forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.