Skip to content

SPAK arreston Vangjush Dakon, zbardhet akuza

SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, të cilët dyshohet se kanë kryer korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se një nga emrat është ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

SPAK pritet që të japë informacione për të arrestuarit, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti në Durrës.

Pak ditë më parë, me urdhër të  SPAK u arrestua edhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro për akuzën e korrupsionit.