Skip to content

U kapën duke transportuar emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen në Memaliaj dy kosovarët

Dy shtetas nga Kosova, 19 dhe 34 vjeç janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 61”.

Të dy ata u kapën në flagrancë në aksin Jorgucat-Tepelenë, në vendin e quajtur “Votuca”, pasi nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Policisë kanë ndjekur dhe më pas e kanë ndaluar në afërsi të Memaliajt, automjetin me të cilin po transportonin kundrejt pagesës 500 euro për person, 3 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Shkodrës, ku ata synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe ata të Komisariatit të Policisë Tepelenë,

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe një shumë parash./