Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje është bërë e mundur kapja e Mario Nikës, 40 vjeç, i cili hodhi nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga, kur pa punonjësit e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një palë pranga si të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “5 Maji”, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, për kapjen e tij.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas hodhi në tokë, për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko