Skip to content

Detaje nga masakra në Don Bosko/ Sherrniku sillte target nga Gjermania që të përdoreshin për atentate

Gjyakta e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën “arrest me burg” për 28-vjeçarin, Nikoll Sherrniku, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 12.03.2023, në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën disa të tjerë.

 

Burimet për Vizion Plus bëjnë me dije se target e huaja Sherrniku i merrte në Gjermani dhe i sillte për t’i përdorur për atentate nga persona të tjerë.

 

Këta të fundit, pasi i merrnin, i përdornin pastaj në ngjarje të ndryshme dhe njërën prej targave të sjella nga Sherrniku, janë përdorur për atentatin në Don Bosko.

 

Sipas policisë atentati ndaj Muratit ishte planifikuar muaj përpara.