Presidenti i Republikës, Bajram Begaj këtë të mërkurë në një konferencë të përbashkët me homologun e tij estonez është ka komentuar situatën në të cilën ndodhet veriu i Kosovës së fundmi.

Begaj është shprehur se tensionet në veri ishin të panevojshme në kohën kur ne dhe ndërkombëtarët po prisnim për avancim në në lidhje me dialogun mes këtyre dy vendeve.

“Askush nuk është i kënaqur me sjellje që nuk i shërbejnë rajonit, në momentin që i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor është në proces integrimi. Në kohën kur ne prisnim zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë kemi pasur një tensionim të situatës, që u përdor nga qytetarët serbë në veri të Kosovës. Kriminelët që ushtruan dhunë ndaj gazetarëve, ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe ushtarëve të KFOR, sjell pasoja për komunitetin ndërkombëtar, që ka sjellë sforcim i panevojshëm i partnerëve strategjikë., situatë kërkon një zgjidhje që besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit”, ka thënë Begaj.

Gjithashtu në fjalën e tij ai ka komentuar edhe nismën e Ballkanit të Hapur ku është shprehur ndër të tjera se nëse ky proces është gjithëpërfshirës atëherë është i mrëseardhur në rajon.

“Sa i përket nismave rajonale, çdo nismë është pozitive e domosdoshme dhe e rëndësishme që ndikon në zhvillimin e rajonit. Ballkani i Hapur është një iniciativë e përcaktuar vetëm ekonomike që do të sillte përfitim përmes shkëmbimit të mallrave, nëse një iniciatiovë e tillë do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të sjellë përfitime për rajonin është e mirëseardhur”, është shprehur ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re