Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur presidentin e Estonisë, Alar Karis. Nga piramida e Tiranës ku ndodhet me presidentin estonez, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shpreson që edhe Shqipëria do të bëhet si Estonia, e cila ka dhënë një kontribut të madh në fushën e dixhitalizimit.

“Estonia është një vend i vogël si Shqipëria por një vend inteligjent. Ajo që duam të bëjmë tek Piramida është ajo që ka bërë Estonia prej vitesh, një vend që ka bërë një inovacion të jashtëzakonshëm në të gjitha qytetet dhe është sot ndoshta vendi numër 1 në Evropë për dixhitalizimin dhe punët kreative dhe të së ardhmes. Me shpresë që do të bëhemi si Estonia me dijet dhe leksionet edhe me gjithë mësimet e jashtëzakonshme që do të nxjerrim nga Piramida për një brez çunash dhe gocash që gjithmonë e më shumë do tu ngjajnë atyre të Estonisë.”, tha Veliaj.

Kujtojmë që inaugurimi i piramidës u bë disa javë më parë. Kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të bëhet do të bëhet zemra e Shqipërisë së re të të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re