Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikoll Sherrnikun, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e Don Boskos ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja.

Masa i është komunikuar në qeli teksa ai është i arrestuar që prej gushtit 2022. Sherrniku u kap në një mjet të blinduar teksa lëvizte i armatosur, ndërsa Policia  njoftoi se kishte parandaluar një atentat në atë kohë.

Sherrniku akuzohet se i ka siguruar autorëve të Don Boskos targat e huaja që iu vendosën mjetit tip BMË, me të cilën ekzekutorët kryen krimin e më pas e dogjën.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re