Skip to content

Siguria në plazhe/ Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit

Policia ka vijuar kontrollet gjatë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë për sigurinë gjatë sezonit turistik, ku ka bllokuar dy mjete lundruese, një gomone dhe një skaf.

Drejtuesi i gomones është ndëshkuar me 100 000 lekë të rinj pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke lundruar në një zonë të ndaluar.

Gjithashtu edhe drejtuesi i skafit është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë të rinj pasi nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve me dokumentacionin përkatës.