Skip to content

VIDEO/ Aksidentohet efektivi i policisë në Fier, u përplas nga furgoni

Një efektiv policie është aksidentuar mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës.

Mësohet se efektivi ishte duke lëvizur me motorin e policisë ndërsa është përplasur me një furgon.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gurpi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./