Nuk e ka nisur ende detyrën si kryetar i bashkisë Shkodër, por kjo nuk e ka penguar Benet Becin të fillojë të tregojë se qyteti ka nisur një etapë të re.

Në zbatim të porosisë së parë të Edi Ramës, Kryetari i zgjedhur i Bashkisë ka nisur pastrimin e zonave bregdetare.

Socialisti i parë që do të hyjë me shiritin e kryebashkiakut në Shkodër, e ka nisur aksionin fillimisht në Velipojë dhe për tu shtrirë më pas në pjesët tjera të zonave turistike, si në bregun e Liqenit të Shkodrës dhe në brigjet e lumit Buna.

Kjo ndërhyrje do të realizohet me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes qeverisë, Prefektit dhe Bashkisë Shkodër dhe do zgjasë disa ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko