Skip to content

U arrestua për blerje votash në Kavajë/ GJKKO lë në burg Klodian Kapedanin, nuk i pranon kërkesën për masë më të butë

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

 

Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me beshkëshorten e tij. Ndërkohë Kapedani i kërkoi gjakatës masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.

 

Të premten e kaluar ai u arrestua pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike.

 

Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi  për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.