Skip to content

Pse një pjesë e duan Bashën? Ironizon deputeti i PD: Kanë rënë në dashni! Lefter Gështenja: Të ulim thikat, nëse vazhdojmë me përplasje…

basha sula geshtenja





Në emisionin “Log.” në Panorama TV  është diskutuar për situatën brenda Partisë Demokratike, në të cilën ka debate dhe përplasje për zgjedhjen e kryetarit.

Deputeti i PD, Lefter Gështenja tha se duhet të ulen thikat dhe mos ketë përplasje në parti, pasi në të kundër nuk do jetë alternativë qeverisëse për zgjedhjet e 2025.

Ndërsa deputeti tjetër, Dashnor Sula i pyetur se pse një pjesë e duan Bashën, u shpreh me ironi se “kanë rënë në dashni”.

Pjesë nga biseda në studio

Xhafo: Çfarë e pëlqen një pjesë e juaja zotin Basha?

Gështenja: Sot nuk duhet të merreshim me Bashën se sot ka edhe ditëlindjen. Ne nuk është çështje emri, por çështje parimesh. Duke filluar nga anëtari më i thjeshtë tek drejtuesi me i lartë kanë influenca në atë parti. Çështja është si mund ta ridimensinojmë këtë parti.

Unë mendoj që nevojitet kontributi i të gjithëve. Nëse duam ta ndërtojmë do kohë, nëse duam ta shkatërrojmë ajo ndodh brenda pak sekondash. Ajo që unë kam kërkuar është që secili nga ne të japë kontributin e tij për një parti më të madhe që nesër të jetë alternativë qeverisëse. Por nëse ne vazhdojmë me përplasje, jo  pa qëllim grupi parlamentar propozoi uljet e thikave. Ta heqim fluksin e përplasjeve mes demokrateve.

Xhafo: Pse një pjesë e duan Bashën?

Sula: Kanë rënë në dashni me mënyrën si qeveris dhe ka fituar gjithë ato gara dhe e shohin si zgjidhje të vetëm për fitoren në 2025,

“”