Skip to content

Matura shtetërore/ Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës





Maturantët do të zhvillojnë ditën e sotme provimin e Matematikës.

Janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që do i nënshtrohen testit të tretë të maturës.

Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe janë hartuar teste të veçanta.

Maturantët kryen provimin e Anglishtes më 1 qershor, atë të Gjuhë Shqipe dhe Letërsi më 7 qershor.

Lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.

“”