Skip to content

Zgjedhjet për kreun e ri të PD më 29 Korrik, deputeti Likaj në Panorama TV: Nuk do të marr pjesë në këtë farsë. Basha dhe mbështetësit e tij të ulin tensionet





Deputeti i Partisë Demokratike Ramadan Likaj e ka cilësuar farsë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, të caktuar në datën 29 korrik.

Në një intervistë në Panorama TV, Likaj u shpreh se nuk do të marrë pjesë në këtë proces, duke theksuar se nuk zbatohet statuti i Partisë Demokratike.

Ai i bëri thirrje Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij të reflektojnë dhe të ulin tensionet.

“Nëse kjo situatë ndodhet jo normale për Partinë Demokratike. Unë si deputet i zonës nuk do të marrë pjesë në një farsë të tillë për zgjedhën e kryetarit të ri. Për sa kohë nuk zbatohet statuti nuk do të marr pjesë si deputet i saj. Sekretari i Përgjithshëm e ka bërë të qartë dje para mediave që ne do respektojmë statutin e Partisë Demokratike.

Unë besoj fort që edhe zoti Basha dhe një pjesë tjetër qe voton për iniciativa të tilla duhet të ulin tensionet. Duhet të gjejmë rrugën e duhur. Unë e thashë që kam qenë një nga deputetët e parë. Për sa kohë PD nuk arrin të ketë forumin e saj, nuk ka strukturat e duhura legjitime për të marrë vendime. E imagjinoni ju çfarë ndodh në një situatë të tillë, Kush i legjitimon këta persona kur këshilli kombëtar nuk funksionon?! Ne nuk jemi kundër zotit Basha dhe asnjë person që ka dëshirën të kandidojë por ne kemi thënë dhe do vazhdojmë të themi që duhet të respektohen strukturat e PD. Duhet të ngrihet struktura nga baza dhe të shkojmë te drejtuesi i PD. Ne jemi këtu për të respektuat atë statut dhe vlerat e Partisë Demokratike.

Nëse unë po shpreh që sekretari i përgjithshëm i mandatuar për të ndjekur dhe për të çuar këtë proces deri në fund,  nuk mund të shkarkohet nga një pjesë e vogël që për interesa personale duan të shkelin statutin e Partisë Demokratike. Unë besoj se zoti Basha deri në këto momente nuk e ka shprehur që do kandidojë. Unë do vazhdoj t’i qëndroj fort që nuk do marr pjesë në një farsë të tillë. Basha të reflektojë bashkë me atë pjesës të vogël që e mbështesin”, deklaroi Likaj në Panorama TV.

“”