Skip to content

Moti ende i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

Kete te merkure vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, hera-herës shtrengata afatshkurtëra.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varanësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 28°C

në zonat e ulëta 16 deri 31 °C

në zonat bregdetare 18 deri 32°C