Skip to content

Qëndrimi i Ramës për tensionet në Veri, Bumçi në Panorama TV: Duhet të konsultonte draftin me të dy palët. Shqipëria nuk mund të jetë ndërmjetësues





Ish deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës.

Ai u shpreh në një intervistë për Panorama TV se Rama duhet ta kishte konsultuar draftin e propozuar me të dyja palët. Më tej ai theksoi se Shqipëria nuk mund ta luajë rolin e ndërmjetësuesit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zoti Rama po luan në një mënyrë të paimagjinueshme. Duhet ta konsultojë në mënyrë jo publike nëse ke një zgjidhje me të dy palët. Kjo është normale që ndodh në çdo proces ndërmjetësimi. A është Shqipëria që mund ta luajë këtë rol? Jo sepse është shtet shqiptar edhe paragjykohet nga Serbia.

Është një rol që në asnjë rast Shqipëria nuk mund ta luante. Si mund të dalë ai me një propozim pa e konsultuar me Kosovën. Sot Rama nuk ka asnjë autoritet në Kosovë. Propozimi i tij nuk u mbështet nga asnjë forcë politike. Kemi një politikë të jashtme që ka dëmtuar Kosovën. Tirana nuk është në krah të Kosovës. Rama e ka nxjerrë Vuçiç në dritën e një partneri të besueshëm”, tha ai.

“”