Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në studion e Panorama TV, ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të anuluar mbledhjen qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte planifikuar ditën e mërkurë në Gjakovë.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë “u shfaq si korb i zi dhe fliste për sanksione, ja çfarë ndodhi, një lidere shqiptare shkëlqeu e ndriu në Parlamentin Europian”, referuar fjalimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Rama ka marrë përsipër të sabotojë çështjen e Kosovës, Rama është në funksion të shitjes së Shqipërisë dhe Kosovës. Ky veprim mund të bëhej vetëm nga një njeri që i shërben Serbisë”, theksoi Vasili.
Më pas shtoi se: “Rama nuk do asnjë në Kosovë, do vetëm ata që janë të gatshëm ta ndajnë Kosovën. Për shkak se është kryeministri i Shqipërisë duhet të kishte shkuar dhe të jepte shembull, që nuk na ndan asgjë.”
Petrit Vasili: Rama ka marrë përsipër të sabotojë çështjen e Kosovës, Rama është në funksion të shitjes së Shqipërisë dhe Kosovës.
Flet për konflikt të Kosovës dhe Perëndimit, po bëj disa konstatime.
Kurti ka kryer zgjedhje me vullnet të plotë, i kreu në mënyrë të shkëlqyer dhe po ecën para. Ku është antikushtetueshmëria këtu?
Kosova sot ka standardin më të lartë në Evropë të trajtimit të pakicave, siç është pakica serbe.
Në qëndrimet e veta Kurti s’mund të kritikohet për qëndrim antieuropian.
Standardi i përdorur nga Serbia është ai i grupeve kriminale. Me kë do bëjë kompromis Albin Kurti? Me grupet e kriminale? Që ishin të tilla e konfirmoi KFOR që u sulmua nga ata. Kujt do i nënshtrohet Albin Kurti.
Pse do sanksionohet sepse po zbaton ligjin e Kushtetutën.
Sot u anulua mbledhja mes dy qeverive? Kurti tha jemi bërë gati, a ishte vendimi i duhur?
Petrit Vasili: Mbledhja e dy qeverive do jepte mesazh që Kosovë dhe Shqipëri kanë sinkron të plotë, ka mirëkuptim, bashkëpunim.
Por Ramës i thanë saboto çdo mesazh të tillë, që të rritej presioni i pandershëm mbi Kosovën.
Ky veprim mund të bëhej vetëm nga një njeri që i shërben Serbisë.
Rama nuk do asnjë në Kosovë, vetëm ata që janë të gatshëm ta ndajnë Kosovën. Për shkak se është kryeministri i Shqipërisë duhet të kishte shkuar dhe të jepte shembull, që nuk na ndan asgjë.
U shfaq si korb i zi dhe fliste për sanksione, ja çfarë ndodhi, një lidere shqiptare shkëlqeu e ndriu në Parlamentin Europian.
Po ai vend është vendi ku po miratohen ligjet kundër Ramës.
Rama tha se ka kërkuar takim më të afërt me Kurtin
Petrit Vasili: Rama vepron një bazë të një skenari të hartuar në Beograd. Ky nuk është negociator, çfarë pune ka me draftin.
Ky thjesht e vetëm jep fytyrën borxh, e komandojnë të tjerët. Bëri draft dhe pa e konsultuar me Kosovën e bëre fakt të kryer, tani kërkon takim kokë me kokë me Kurtin.
Të gjitha këto janë poshtërsi. Një që është i pastër nuk ka gjë për të fshehur, do gjente fillimisht Albin Kurtin, do mobilizonte mazhorancë e opozitë atje e këtu.
Vuçiç kërkon të fitojë kohë dhe të mosnjohjë Kosovë, s’ka asgjë të vërtetë në qëllimet e Vuçiç.
