Skip to content

Sekuestrohet veliera e braktisur; mjeti u gjet nga një anije peshkimi shqiptare afër Siçilisë

Një velierë e braktisur rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, mbërriti sot në portin e limjonit në Sarandë, ku u bllokua nga kapitenia për verifikim.

 

Veliera me emrin “Bavaria 50” u gjet në 10 qershor, nga një anije shqiptare, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

 

Kapiteni i anijes njoftoi menjëherë kapitenerinë e siçilisë dhe policinë italiane, e cila ka kryer kontrollin fizik të mjetit lundrues, ku nuk u gjetën sende të kundraligjshme.

 

Në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, autoritetet italiane ja kanë dhënë velierën kapitenit të anijes shqiptare.

 

Veliera do të qëndrojë e bllokuar, derisa sa të kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme.