Skip to content

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Balliu: Rama po përshkallëzon luftën kundër Kosovës me frymën e përçarjes kombëtare





Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është shprehur se kryeministri Edi Rama po përshkallëzon luftën ndaj Kosovës.

Komentet Balliu i bëri përmes një postimi në Facebook, pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

Ai shtoi se Rama po fut mes vendeve tona frymën e përçarjes kombëtare.

Reagimi i Balliut:

Rama përshkallzon luftën kundër Kosovës

Rama e ka nisur qëndrimin ndaj Kosovës me frymën e një përçarje Kombëtare. Por zotrijntë e tij nuk ngopen me kaq.

Ai shkoj tek formulim që Vuçiçin e kam mik dhe më pas anatemoj udhëheqës të Kosovës.

Tani ai është përshkallzuar në formulime armiqsore ndaj Kosovës. Duke anulluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Ai ka shpres se do ti ngop me këte orekset e urdhëruara mbi të por ai do të shkoj më tutje në rrugën e formulimit që Serbia nuk është rrezik për Kosove që Kosova nuk është shtet i pavarur

Do të jet i pandalshëm zelli Enverist i Ramës mbi Kosovën

“”