Skip to content

Opozita bashkon votat në Kavajë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” zgjidhet kryetar i këshillit bashkiak





Rudi Hylviu është zgjedhur kreu i këshillit bashkiak të Kavajës. Në procesin e votimit të zhvilluar sot, anëtarët e këshillit në radhët e opozitës kanë bashkuar votat për të zgjedhur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai ka marrë 16 vota, ndërkohë nga ana tjetër rivalja e tij sërish nga i njëjti koalicion ka marrë 15 vota.

31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar, PSD 2 këshilltarë.

“”