Skip to content

Tjetër aksident në Bulqizë/ Plagosen 3 persona, një në gjendje të rëndë

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ish gjeologjia”.

 

Për pasojë janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

 

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Bulqizës, ku njëri po dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës.