Skip to content

Përplasen dy automjete në Lezhë, plagoset rëndë punonjësi i policisë doganore

LEZHË- Dy makina janë përfshirë në aksident në Balldre përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Për pasojë një punonjës i Policisë Doganore të Shkodrës është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa është bllokuar lëvizja e mjeteve.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, raporton se njëri nga mjetet e përfshira në aksident ështe me targa te huaja, por drejtuesi i saj nuk ka probleme.