Prokuroria e Posacme ka derguar për gjykim 13 persona qe akuzohen për mashtrim nëpërmjet call-centerave.
Sipas hetimeve që kane nisur me kerkese të autoriteteve gjermane ka rezultuar se ky grup eshte pergjgjes per mashtrimin e mijëra qyetarëve edhe ne Francë, Itali, Spanje e Greqi.
Dëmi i shkaktuar nga mashtrimi përllogaritet në rreth 7 milionë euro. Sipas prokurorisë Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, janë dy personat kryesorë të aktivitetit të palgjshëm.
SPAK ka sekuestruar disa llogari bankare mes te cilavë shumën prej 588 mijë eruo në emër të Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emer të Xhulian Xhafës.
Po keshtu nje tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Gjithashtu janë vënë ne sekuetro edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndertesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.
