Ministrja e Arsimit Evis Kushi, së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prof. Arben Gjata Rektor i UMT dhe prof. Xheladin Draçini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, zhvilluan një takim të parë konsultativ me studentë të Fakultetit të Mjeësisë, me qëllim punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.
Sipas Kushit, që kjo ide të vihet në zbatim duhet të kemi një dakordësi së bashku me studentët.
“Ne duhet që të kemi një dakord si të gjithë bashkë, ta kuptojmë të gjithë se sa e rëndësishme është kjo. Një ide e jona është që secili prej jush, të gjithë studentët e programit mjekësi e përgjithshme, duke filluar nga viti i ardhshëm është që të nënshkruhet një marrëveshje paraprakisht me universitetin dhe dy ministritë, që pas studimeve ju do të qëndroni të jepni minimumi tre vite kontribut për Shqipërinë, për shoqërinë, për atdheun. Se është edhe patriotike veç të tjerave. Nëse ka nga ata që nuk janë dakord me këtë alternativë, mund ti propozohet çmimi real, kostoja reale, pra të paguajnë tarifën” – tha Kushi.