Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu është shprehur se qeveria shqiptare nuk duhet të marrë pozicione lidhur me Kosovën, si të jetë zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Komentet Mediu i bëri përmes një interviste për Panorama TV, ku tha se draft-statuti i kryeministrit Edi Rama për asociacionin në veri të Kosovës nuk është bërë public dhe nuk është diskutuar më herët me institucionet e Kosovës, diçka që sipas tij duhej bërë.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria duhet të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës.
“Unë mendoj se është koha që më shumë sesa deklaratat mediatike, e rëndësishme është njësimi i qëndrimit në Kosovë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të jetë strukturë që të këshillojë politikën e jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës. Unë duke vlerësuar interesin e Ozmanit për një dialog me perëndimin, besoj se duhet të ketë një axhendë konkrete me perëndimin. Nëse Spanja apo Sllovakia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, këtu duhen parë avantazhet dhe disavantazhet. Duhet të jemi të përgatitur për çfarë kërkojmë dhe çfarë duam.
Po ti kthehem nga Marrëveshja e Ohrit, ishte pikërisht Vuçiçi që refuzoi marrëveshjen e Ohrit. Janë dy momente që duhen diskutuar. Duhet të ketë një politikë të vendosur të Kosovës se çfarë duhet të nënkuptojë me asociacionin e komunave. Kurti ka hedhur idenë e një politike që është ndjekur në Kroaci. Duhet përcjellë si një qëndrim i unifikuar në dialog. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të domosdoshme. Ajo që është shqetësuese, është se pas asocimit, nuk shihet që ka një qëndrim të qartë të Serbisë për pavarësinë e Kosovës, apo që Kosova të bëjë pjesë në OKB.
Ne duhet të vijmë në qëndrim të përcaktuar dhe të qartë me komunitetin ndërkombëtar përsa i përket njohjes dhe pavarësisë së Kosovës. Çdo lloj zvarritje do të ishte në dëm të Kosovës. Nuk mund të zhvilloheshin zgjedhjet në atë klimë në Kosovë, do të ishim në po të njëjtën situuatë. Duhet dhënë një afat kohor i caktuar për të negociuar. Duhet që patjetër që negocimi të bëhet për një zgjidhje të plotë të situatës.
Shqipëria duhet t’i qëndrojë afër Kosovës, duhet të jetë një zë i fuqishëm pro Kosovës. Gabimi që mund të bëjë Shqipëria është që ta vendosë veten mbi palët. Shqipëria është përpjekur të mbajë të njëjtin pozicion si faktori ndërkombëtar. Nëse Serbia nuk e ka gabim, por për veriun e Kosovës kërkon të negociojë sepse e konsideron pjesë të saj, nuk mund të diskutojmë ne për veriun e Kosovës, sepse Kosova ka institucione të pavarura. Nuk mundet të marrim pozicione sikur të jemi sekretari i përgjithshëm i OKB.
Pak dimë se kush është propozimi i Ramës për asociacionin, nuk kemi diçka publike. E dyta, ky dokument duhet diskutuar me institucionet e Kosovës, para se të diskutohet me partnerin ndërkombëtar. Nëse ajo nuk i përshtatet Kosovës, atëherë keq del Kosova. Ndoshta ajo që nuk diskutohet publikisht, mund të diktutohet shumë mirë mes kanaleve të përbashkëta. Duke qenë shqiptar, ne nuk kemi gjë tjetër për të bërë veçse të diskutojmë me Kosovës për këtë çështje”, u shpreh Mediu.
