Skip to content

Deputetët nuk kishin certifikatën e sigurisë, dështon raportimi i kreut të SHISH

Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni këtë të hënë ishte parashikuar që të raportonte para komisionit të Sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për ANC News se seanca është anuluar për shkak te kryetari i Komisionin Nasip Naço ka thënë se një pjesë e deputetëve nuk ishin të pajisur me certifikatën e sigurisë.

Ndërkohë certifikata e Sigurisë është një dokument që merret pranë qeverisë dhe u jep të drejtën deputetëve që të marrin informacion të klasifikuar siç mund të ishte në këtë rast.

Ndërkaq deputetët demokratë shprehen se vetëm një prej tyre ka një dokument të tillë, ndërsa të tjerëve edhe pse kanë aplikuar sipas tyre u është vonuar qëllimisht.

Ndër të tjera mësohet se për këtë shkak është ndërprerë edhe raportimi vjetor edhe ai për Veriun e Kosovës.