Skip to content

Skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, reagon për herë të parë kundërshtari i Gjicit: Gjatë fushatës më ofruan video kompromentuese për rivalin, e refuzova





Ish-kandidati për kryebashkiak të Kukësit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, është shprehur se që përpara zgjedhjeve të 14 majit, një person i ishte ofruar me një video kompromentuese të Gjicit.

Përmes një interviste në Report TV, Sinamati tha se e kishte refuzuar ofertën e tij.

Ndërsa teksa u pyet në lidhje me videon erotike të publikuar të ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Sinemati tha se rezervohet për të folur, sa kohë që kjo është një çështje që tashmë i takon prokurorisë.

Kujtojmë se kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici, u filmua teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrë.

“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese.

Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon ishte person i panjohur për mua.

Të them të vërtetën rezervohem në drejtën për të folur pasi qytetarët shqiptarë janë njohur me këtë aferë dhe sa kohë kjo çështje i takon hetimit dhe shqyrtimit në organet ligjzbatues se kam dëshirë të komentoj”, tha Sinemati.

“”