Skip to content

Lihet në burg “biznesmeni” shkodran, Bardhok Planaj

Gjykata e Shkodrës lë në burg, biznesmenin Bardhok Planaj, i arrestuar pak ditë më parë.

 

Masa e sigurisë për 44 vjeçari, i cili kishte ndërtuar një pallat 10 katesh në qytetin e Shkodrës me para të përfituara nga veprimtari kriminale, është dhënë në spital.

 

Ndërkohë ai është vënë në prangat e policisë pak ditë më parë, pas një hetimi disa mujor, bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katesh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.