Skip to content

Francë, pulat e markës ‘Le Gaulois’ tërhiqen nga dyqanet për shkak të infeksionit të dyshuar me listeri

Agjencia franceze e konsumit publik, Rappe Conso, njoftoi se pulat e tëra të markës “La Gaulois” janë tërhequr nga tregu për shkak të një infeksioni të dyshuar me listeri, transmeton Anadolu.

Institucioni u bëri thirrje klientëve që të mos i konsumojnë pulat dhe t’i kthejnë ato në vendin e blerjes për rimbursim të plotë.

Situata ka të bëjë veçanërisht me pulat e shitura midis 30 majit dhe 7 qershorit te shitësit kryesorë, si Carrefour, Auchan, Intermarche, Systeme U dhe Leclerc, thuhet në njoftim.

Agjencia u bëri thirrje atyre që kanë përdorur më parë pulat dhe kanë temperaturë të izoluar ose të shoqëruar me dhimbje koke, të konsultohen me mjekun.