Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka organizuar një pritje me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles.
Në pritjen e organizuar nga Ambasada, kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme dhe drejtues të lartë të politikës shqiptare.
Nga pamjet, në takim duket që janë të pranishëm kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, presidenti Bajram Begaj, ministrja Belinda Balluku dhe deputetja e PS, Elisa Spiropali.
“Kënaqësi të shohim flamurët britanikë sot në Tiranë për të shënuar Ditëlindjen e Mbretit Karli III. Një kujtesë e lidhjeve të thella historike midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkruante më herët Ambasada e Britanisë në faqen e saj në Facebook.
