Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas përplasjeve në kampin e muxhahedineve, bëri të ditur se qëndrimi i tyre bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar që u ndalon të gjithë anëtarëve të kenë pjesmarrje aktive në politikë.
Atyre u ndalohet të kryejnë çdo lloj aktiviteti politik. Herë pas here kemi pasur shqetësime për mosrespektimin e marrëveshjes. Kanë qenë publike aktivitetet politike të tyre por kjo tashmë kohët e fundit, ka tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme të SPAK që ka filluar më shumë se një çështje penale lidhur me këtë gjë. Është e paimagjinueshme rezistenca që ata bënë sot. Është thyerje e kodit të mikpritejes që ne i kemi ofruar atyre. Organizata MEK ka një marrëveshje për mënyrën sesi marrëdhëniet tona. Po aq e qartë është e shkruar në marrëveshje që atyre u ndalohet të kryejnë ccdo lloj aktiviteti politik, apo në forëm e protestave. Kemi patur shqetësime në rregullim e marrëveshjes. Aktiviteti i tyre kohët e fundit ka tërhequr vënmendjen e SPAK. Ndihem i keqardhur, për shumë prej anëtarëve të organizates MEK. Shqipëria është ka qenë dhe gjithmone do të jetë një vend paqësor, s’kemi patur kurrë problem me shtetet fqinj. Kushdo që aludon se ne jemi shtrënguar nga vende të tjera, qoftë këtu edhe nga shteti i Iranit sepse nuk ka ndërhyrë qeveria shqiptare në MEK, por gjykata.
Sa i takon vdekjes së tw moshuarit Ali Mostashari, ministri sqaroi se policia nuk ka qenë shkaktare për humbjen e jetës.
Na vendos në një pozitë edhe neve si mikpritës, është një thyerje e marrëveshjes që ata kanë firmosur. Personi që ka vdekur sot në kamp, iu garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policië.po presim vendimin e mjekësisë ligjore, ka pamje nga anëtarët, nga policia, sepse nuk është prekur qoftë edhe një anëtar i organizatës së MEK në kamp, asnjë person nuk është prekur me dorë. Do presim vendimin e mjekësisë ligjorë, është 79 vjec.
Vendimet e gjykatës duhen respektuar thotë Çuçi e ndërsda pretendimet se policia e shtetit ka dhunuar anëtarët e MEK, ai i konsideron si retorikë politike.
Duhet tua bëjmë të qartë atyre të këshillit të muxhahedinëve në Paris, që nuk ka patur dhunë në asnjë moment. Nuk e di ku kanë dalë në këtë përfundim, ata i bënë rezistencë policisë, ata duhet ta kenë të qartë se vendimet e gjykatës respektohen, aq më pak të kundërshtohen, ata madje nuk kanë pranuar ta lexojnë vendimin e gjykatës. Ajo deklarata për dhunë duhet tërhequr mbrapsht, po gjetën një rast që të vetëm ku duket dhuna, ta sjellin. Ata të jenë të qartë që ccdo vendim i gjykatave respektohet.
Ndërsa, drejtuesi i policisë së Shtetit, Muharrem Rrumbullaku u shpreh se nga aktet e rezitencës së anëtarëve të MEK janë lënduar 21 punonjës policie.
Nuk kemi gjetur mbështetjen e tyre pastaj policia përdori mjetet e poasacme, si sprajtët individual të policisë së shtetit. Nga e gjithë kjo përplasje, policia mbeti e plagosur, e lënduar, e dëmtuatr 15 punonjës policie dhe nga ana e tyre janë lënduar gjithshej 21 shtetas. Kur aktualiasht në momentin që flasim nga 21, 15 janë larguar nga qendrat shëndetësore. Ju siguroj se të gjitha vendimet që policia ka marrë janë totalisht të ligjshme në përputhje me vendimin e gjykatës.
Nga ky operacion u sekuestruan disa pajisje teknologjike dhe dokumente, 96 kompjutera dhe 12 laptope.
Edhe një herë policia vuri në dukje faktin se asnjë nga personat brenda kampit nuk është dhunuar.
