Skip to content

Ktheu lokalin në sallë lojërash fati, shpallet në kërkim 45-vjeçari në Kurbin

WhatsApp Image 2023 06 21 at 09.16.39

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një 45-vjeçar, pasi akuzohet për organizim të lojërave të paligjshme të fatit.

 

Gjatë kontrollit të një lokali në katin e parë të një pallati, policia ka gjetur dhe sekuestruar 8 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

 

Si pasojë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 45-vjeçarin, i cili rezulton të jetë poseduesi i kompjuterave si dhe pronar i lokalit.