Skip to content

Kontrollet e policisë në kampin e MEK, porcedohen 6 persona

Policia e Durrësit ka proceduar 6 persona lidhur me operacionin e ditës së djeshme në kampin e MEK në Manzë.

 

Ata janë vënë nën hetim për 4 vepra penale: Shkatërrim prone (për dhunimin e mjeteve të policisë), mos bindje e urdhrit të policisë, kundërshtim i vendimit të gjykatës, mosbindje të urdhrit të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.

 

Një ditë më parë policia me urdhër të Gjykatës së Posaçme ushtroi kontroll në kampin e MEK në Manzë, ndërsa hasi në rezistencën e muxhahedinëve që jetojnë atje.

 

Këta të fundit pretendojnë se dhjetra prej tyre janë plagosur dhe një person ka ndërruar jetë gjatë kontrollit policor, pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga Policia e Shtetit.

 

Uniformat blu kanë sekuestruar kompjutera që ndodheshin në këtë kamp, pasi dyshohet se po organizohej një sulm kibernetik.