Skip to content

U kapën duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në pranga, pasi janë kapur duke transportuar 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

 

“Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, shtetasit R. R. dhe F. M. janë kapur në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet MENA që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje“, njofton policia.

 

Policia gjithashtu ka sekuestruar 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët, si dhe 2 celularë.