Skip to content

Video skandali seksual i Safet Gjicit/ Berisha: Fytyra e regjimit! Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar nervin e protestës





Ish-kryeministri Sali Berisha tha se rasti i skandalit seksual të Safet Gjicit tregon fytyrën e vërtetë të regjimit.

Sipas Berishës, kjo është dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur.

Berisha bëri thirrje për protesta, duke u shpreh se “duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare”.

“Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik.

Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur.

Sa të jetë, vetëm skandale do kemi.

Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare.

Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit”, tha Berisha.

“”