Skip to content

Opozita rikthehet në këshillin bashkiak, Alimehmeti: Bojkoti ishte i gabuar, ja sfidat kryesore. Dalipi: Komuniteti të përdorë sa më pak makinat





Opozita është rikthyer në këshillin bashkiak të Tiranës pas katër vitesh mungesë. Ilir Alimehmeti deklaroi në Panorama TV se bojkoti ka qenë i gabuar.

Ai preantoi edhe një nga sfidat kryesore është dendësia shumë e madhe në zonën urbane të Tiranës.

“Historiku është i rëndësishëm. Ne duhet të shohimm përpara. Meqenëse më jepet mundësia e am dënuar bojkotin. Vazhdoj ta them dhe sot që ka qenë i gabuar. Ne jemi në këshill. Sfida kyç është kur ke një problem dendësie shumë të madhe në zonën urbane të Tiranës. Sa më shumë të dendësohet popullata do të kesh të njëjat probleme që shtohen. Kjo ka sjellë problemet që ne kemi sot”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër Aldrin Dalipi, këshilltar bashkiak në radhët e maxhorancës u ndal te trafiku në kryeqytet dyke theksuar se do të ketë më shummë iniciativa për përdorimin e biçikletës nga qytetarët.

“Do të ketë iniciativa për përdorimin e biçikletës nga qytetarët. Kjo është çështje dhe përgjegjësi e komunitetit që të përdorim sa më pak makinat. Kur kemi ardhur në 2015 kemi gjetur mjete skandaloze të transportit”, u shpreh Dalipi.

“”