Skip to content

Muzikë në ‘kupë të qiellit’ në lokal, procedohen penalisht dy persona në Tiranë

WhatsApp Image 2023 06 22 at 8.59.07 AM

Dy persona janë proceduar penalisht për  “Prishja e qetësisë publike”. Dy personat, 32 dhe 37 vjeç, kishin vënë muzikë të lartë në lokalet që menaxhonin në Yzberisht dhe në Unazën e Re.

Gjatë kontrolleve, policia ka konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët në një lokal në Yzberisht dhe në Unazën e Re. Janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike.