Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka komentuar skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

Ai u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se zyrat e shtetit janë kthyer në bordello. Ndalur te tenderi për të cilin Gjici flet me vajzën e përfshirë në skandal, Sula deklaroi se kushton më shumë vaksinimi i një qeni se ndihma ekonomike për një familje.
“Ky institucion është vetëm një noter që vulos tenderat e kompanive në të gjithë Shqipërinë. A e shikoni çfarë ndodh në bashki, institucionet qendrore dhe ministri? Një koleg i maxhorancës tha se kanë transparencë për tenderat dhe e kishte rasti për bashkinë e Kukësit. Maxhoranca e nxjerr në dritën për diell gjithçka. Vaksinimi i një qeni vlen 60 mijë lekë ndërsa ndihma ekonomike për një familje është 40 mijë lekë të vjetra. Po ajo tjetra që i kishte poshtë dyshekut?
Po kjo e Ministrisë së Shëndetësisë që nuk lë të bjerë në tokë asgjë. Morrat kemi ne, paratë dhe pushtetin i keni ju. Edhe ngjarja e fundit që ndodhi nuk është problemi i gjestit që ndodhi aty. I ktheni zyrat e shtetit në bordello. Duhet të na vijë turp të gjithëve nga i pari te i fundit. Ka pasur gjithmonë problematika në zyrat e shtetit por askush nuk flet se intimidohen”, deklaroi ai.
