Skip to content

“Basha s’zhgënjen kurrë, bëri spektakël”- Ekspertja e komunikimit në “Panorama TV”: Nëse figurat e reja nuk i dalën përballë Berishës apo liderëve të tjerë atëherë…





Lola Cerku, ekspertja e komunikimit thotë se figurat e reja që synojnë të marrin drejtimin e Partisë Demokratike duhet t’i dalin përballë edhe Bashës edhe Berishës.

E ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Cerku u shpreh se Basha nuk zhgënjen kurrë, duke theksuar se ai është personi i gabuar që ka ardhur në drejtimin e PD.

“Lulzim Basha nuk zhgënjen kurrë, vazhdon të jetë i njëjti. Na vërteton që është personi më i gabuar që ka ardhur në drejtimin e PD ndonjëherë.

Basha bëri këtë spektakël në dy viteve, të tërhiqej dhe mos mbante përgjegjësinë e zgjedhjeve  për tu rikthyer tani. Nëse dikush, se flasim për figura të reja kush janë këta figura, dikush që nuk është i zoti ti dalë përballë Bashës apo Berishës apo liderëve të tjerë që vazhdojnë në kryesinë e PD nuk kanë për të dalë kurrë zot.

Nëse dikush nuk i del përballë dhe thotë shiko unë kam mendimin tim. Një person që nuk i del përballë Bashës apo Berishës nuk kanë për ti dalë përballë as Ramës” tha Cerku.

“”