Skip to content

Tre policët e rrëmbyer, Rama mesazh Vuçiçit: Lirojini pa kushte! S’ka normalitet në marrëdhëniet me Serbinë nëse nuk kthehen në shtëpi





Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit se pa u liruar tre policët kosovare të rrëmbyer nuk do të ketë normalitet në marrëdhëniet me Serbinë.

edi rama

“Nuk ka si të ketë dialog pa kthimin e tyre në shtëpi, madje nuk mund të këtë normalitet as në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë përsa kohë Serbia nuk iu jep fund heqjes së lirisë së tre policëve të cilët nuk kanë kryer asnjë krim. Edhe nëse e kanë kaluar vijën e kufirit sikur ta marrin të mirëqene këtë pretendim, dihet se në cdo legjislacion për kalim të paligjshmen të kufirit njerëzit arrestohen pyeten dhe kthehen prapësht. Mbajtja e tyre në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.

Ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë në burgun e një shteti tjetër duke ngritur zërin për arrestime në veri të minoritete serb nga forcat e Kosovës është tejet shqetësuese. Shtetet demokratike nuk i përgjigjen në mënyrë simetrike”, tha Rama, duke theksuar se duhet te lirohen pa kushte.

“”