Skip to content

Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet për lëndën e Matematikës

SHQIPËRI- Janë publikuar rezultatet e testit të lëndës së Matematikës për Maturën Shtetërore. Kalueshmëria në këtë provim llogaritet në 94.38%, ndërsa nota mesatare është 6.65.

Ajo që vihet re është se numri i maturantëve që nuk kanë mundur të kalojnë provimin është i lartë.

Sipas të dhënave në shkallë republike janë 238 maturantë që janë vlerësuar me notë maksimale, kurse 1549 të tjerë kanë rezultuar mbetës në lëndën e Matematikës

Provimin e matematikës e kanë kryer rreth 27500 maturantë. Ata. tashmë presin rezultatin e provimit të fundit atë të lëndës me zgjedhje, që u zhvillua të hënën. Maturantët mbetës do kenë sërish mundësi të ritestojnë njohuritë në sesionin e vjeshtës./

KLIKONI KËTU