Skip to content

Ndërpreu sfidën pas 27 orësh në det/ Eva Buzo flet nga spitali: Notova për një kohë të gjatë, jam shumë mirë

Pasi ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, avokatja Eva Buzo, nga spitali i Vlorës ku po trajtohet, ka shprehur falenderime për të gjithë.

Buzo ka përshëndetur të gjthë ata që i qëndruan pranë, teksa shtoi se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Përshendetje te gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha nje picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për nje observim për gjendjen time shëndetesore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”, tha ajo.